Sot deri në 32°C

0
55

Sot në vend pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në disa rajone mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara edhe me shkarkesa rrufesh, shkruan 04 Online.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 15 deri në 32 kilometra në orë, duke sjellë freski të lehtë në disa zona.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 15 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 29 deri në 32 gradë Celsius.

Kushtet atmosferike përgjithësisht pritet të jenë të favorshme për aktivitetet në natyrë, megjithëse qytetarët në zonat ku parashikohen reshje lokale duhet të jenë të kujdesshëm ndaj ndryshimeve të shpejta të motit./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here