Sot pritet të mbajë mot me alternime mes diellit dhe vranësirave të dendura, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Në disa zona reshjet mund të marrin formën e rrebesheve më intensive, të shoqëruara edhe me breshër.
Gjatë ditës pritet depërtimi i masave më të ftohta ajrore nga veriu, duke ndikuar në rënie të temperaturave sidomos gjatë kohës me reshje.
Temperaturat minimale do të sillen nga 9–12°C, ndërsa maksimalet nga23–27°C.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1–10 m/s.















































