Sot pritet të mbajë mot i kthjellët në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës parashihet shtim gradual i vranësirave në pjesë të ndryshme të vendit.
Sipas parashikimit, vranësirat lokalisht mund të gjenerojnë ndonjë rrebesh të izoluar, kryesisht në orët e pasdites.
Era do të fryjë nga verilindja dhe herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi që do të arrijë nga 15 deri në 45 kilometra në orë.
Sa u përket temperaturave, vlerat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të shkojnë nga 12 deri në 16 gradë Celsius./04 Online















































