Sonte në mesnatë publikohet bashkëpunimi i Dhurata Dorës me reperin gjerman, Luciano

0
281

Dhurata Dora, është këngëtarja që së fundi ka paralajmëruar një tjetër bashkëpunim.

Kësaj radhe bashkëpunimi nuk vjen me ndonjë artist shqiptar, por me një artist të huaj, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për reperin gjerman, Luciano.

Ky bashkëpunim publikohet sonte në mesnatë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, Dhurata Dora.

“Sonte, 23:59, Adrenalina”, ka shkruar Dhurata në foton e publikuar bashkë me reperin.

Ndryshe, Dhurata po shijon suksesin e këngës “Gajde” në bashkëpunim me Elvana Gjatën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here