Skandali i pronave në Prizren: Ngrihen 18 parcela dhe kërkohet paraburgim për të dyshuarin

0
109

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit E.J., në kuadër të hetimeve për rastin “Pronat në Prizren”, ku dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe manipulim me prona me vlerë rreth 1 milion euro.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari, në cilësinë e ndërmjetësuesit të licencuar, ka përpiluar dokumente dhe marrëveshje fiktive për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Hetimet kanë zbuluar se përmes dokumenteve të falsifikuara janë bartur 18 parcela tokësore në fshatin Lokvicë të Prizrenit, prona që i përkisnin një personi të ndjerë prej dekadash.

Në lidhje me rastin, autoritetet kanë sekuestruar 14 mijë e 600 euro, telefona dhe dokumente relevante, ndërsa është urdhëruar edhe ngrirja e përkohshme e 18 pronave.

Ndërkohë, një tjetër i dyshuar, V.Z., ndodhet në arrati, kurse hetimet po vazhdojnë edhe ndaj personave të tjerë të përfshirë në këtë rast.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here