Situata e re pas kundërshtisë nga 6-shja e LDK’së, raportohet për takim të ri Abdixhiku-Kurti

0
23

Pavarësisht marrëveshjes së Lumir Abdixhikut me Albin Kurtin për emrin e Bekim Sejdiut për president, gjashtë deputetë të LDK’së kanë thënë se nuk e përkrahin një ujdi të tillë.

Kjo duket se ka çuar në një takim të ri mes Abdixhikut e Kurtit.

Siç raportohet, ata janë takuar pasditen e sotme diku në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Kreu i LDK’së pas mbledhjes me Grupin Parlamentar të LDK’së ka thënë se refuzimi i 6 deputetëve të partisë së tij për të përkrahur kandidaturën e Bekim Sejdiut e çon vendin pashmangshëm drejt zgjedhjeve.

Siç raporton agjencia e lajmeve EO, takimi ka nisur në orën 16:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here