Si ta përgatisim matchan vetë në shtëpi

0
296

Ingridi vajza e “BonVivant”, zonjusha me vizionin për të kapur të renë që herët dhe që kurioziteti në kërkim të vendeve të reja e ka shtyrë të eksplorojë vendndodhje dhe kultura jo fort të zakonshme, sapo na mësoi disa sekrete.

Ajo synon që në kulturën tonë të përditshme të përfshijë konsumin e çajit të matchas jo vetëm si një pije me vlera të shumta ushqyese, por na mëson hap pas hapi edhe se si ta përgatisim vetë në shtëpi.

“Matchën mund ta bëni edhe vetë në shtëpi. Do ju tregojë disa nga gjërat e domosdoshme që duhet të dini për të bërë një matcha shumë të mirë.

Më e rëndësishmja është cilësia e matchës. Matcha ka shumë gradë dhe për fat të keq ka dhe shumë abuzime. Një pjesë e matchave që gjenden masivisht janë ato që janë cilësi e ulët dhe të oksiduara. Matcha duhet të ketë një ngjyrë shumë të bukur të gjelbër dhe një shije që i përngjason bizeles, spinaqit, klorofilës dhe asnjëherë të jetë e hidhur apo që kanë disa nota që nuk janë të pëlqyeshme. Por duhet të dini edhe që matcha është një shije e përftuar, duhet të bëni pak durim për ta shijuar vërtetë.

Është shumë e rëndësishme që matchan ta peshojmë. Por mund të kërkoni një lugë që është enkas për dozimin e matchas. Merret një lugë prej saj për një pije të vogël dhe dy lugë për një pije të madhe. E rëndësishme është edhe kullesa që mund ta gjeni lehtësisht edhe në dyqane për një sitje dhe heqjen e globave të vegjël me lagështi. Më pas hidhet uji që duhet të jetë rreth 70 gradë C dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Nëse uji është më i nxehtë seç duhet atëherë matcha digjet dhe merr ngjyrë të verdhë. Nëse temperatura është e duhur edhe matcha do jetë perfekte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here