Shtatë organet e trupit pa të cilat mund të jetojmë

0
443

Trupi i njeriut është tejet interesant

Kur e dhuroni një njësi gjak, ju i humbni rreth 3.5 trilionë qeliza të kuqe të gjakut, por trupi shumë shpejt i zëvendëson ato.

Në fakt, mund të humbni edhe copa të mëdha të organeve vitale dhe ende të jetoni.

P.sh., njerëzit mund të bëjnë jetë thuajse normale vetëm me gjysmën e trurit. Ka organe tjera të cilat mund të hiqen krejtësisht dhe nuk do të shkaktojnë shumë ndikim në jetën tuaj.

Shpretka

Ky organ gjendet në pjesën e majtë të abdomenit, menjëherë poshtë brinjëve. Shumicën e rasteve ky organ hiqet si rezultat i ndonjë lëndimi.

Brenda shpretkës vërehen dy ngjyra. Një ngjyrë e errët e kuqe dhe një e bardhë. Ngjyra e kuqe përfshihen në riciklimin e qelizave të kuqe të gjakut, ndërkaq e bardha në qelizat e bardha të gjakut dhe të trombociteve.

Ju mund të bëni jetë komode edhe pa këtë organ, kjo pasi që mëlçia i riciklon qelizat e kuqe të gjakut dhe përbërësit e tyre.

Lukthi

Lukthi i kryen katër funksione kryesore: tretjen mekanike; tretjen kimikale; absorbimin dhe sekrecionin.

Lukthi ndonjëherë hiqet përmes ndërhyrjes kirurgjike si rezultat i kancerit apo traumas.

Kur hiqet lukthi, kirurgët e lidhin ezofagun direkt me zorrët e vogla. Me një rikuperim të mirë, personat mund të hanë dietë normale suplemente vitaminash.

Organet riprodhuese

Organet primare riprodhuese te meshkujt dhe femrat janë testikujt dhe vezoret.

Zakonisht këto mund të hiqen si rezultat i kancerit ose, te meshkujt, si pasojë e dhunës, sporteve apo aksidenteve rrugore. Te femrat mund të hiqet edhe mitra. Kjo procedurë (histerektomia) i ndalon gratë të kenë fëmijë.

Ndonëse te femrat nuk ka ndikim në jetëgjatësi heqja e vezoreve, te meshkujt, heqja e dy testikujve, mund të shpijë në disa vite shtesë të jetës.

Zorra e trashë

Zorra e trashë është tub i gjatë rreth dy metra dhe i ka katër pjesë. Funksionet primare janë absorbimi i ujit dhe përgatitja e jashtëqitjes duke i shtypur bashkë. Prezenca e kancerit apo sëmundjeve tjera mund të rezultojë në nevojën për ta hequr një pjesë ose të gjithë zorrën e trashë.

Shumica e njerëzve rikuperohen shpejt pas një ndërhyrje të tillë, ndonëse vërejnë disa ndryshime. Për të ndihmuar në procesin e shërimit zakonisht sugjerohet një dietë me ushqime të buta.

Fshikëza e tëmthit

Fshikëza e tëmthit gjendet nën mëlçi në pjesën e epërme të djathtë të abdomenit, menjëherë poshtë brinjëve. Funksioni kryesor i fshikëzës së tëmthit është ruajtja e lëngut biliar, që ndihmon trupin të tresi dhe të thith yndyrnat që merr.

Nëse fshikëza e tëmthit shpërthen, mund të krijoj dhimbje të papritur dhe të mprehtë. Dhimbja mund të jetë afatshkurtër, por shpesh rikthehet kur vendi i çarjes infektohet. Kjo dhimbje shkaktohet nga vetë përmbajtja e bilës, e cila nuk duhet të bjerë në kontakt me organet përreth fshikëzës së tëmthit. Ky lloj infeksioni mund të jetë kërcënues për jetën.

Fshikëza e tëmthit nuk është absolutisht e nevojshme për mbijetesën njerëzore, pasi bila mund të kalojë në duoden në mënyra të tjera.

Zorra qorre

Apendiksi është një organ i vogël, i ngjashëm me zorrën, i bashkangjitur në pjesën e parë të zorrëve të trasha. Ajo është e vendosur në pjesën e poshtme të djathtë të barkut.

Simptoma kryesore është dhembja në bark, shpesh në anën e djathtë. Apendiksi është një strukturë e vogël si krimb me skaj të verbër në kryqëzimin e zorrës së trashë dhe të hollë.

Fillimisht mendohet se është e dëmshme, tani besohet se është një “shtëpi e sigurt” për bakteret e mira të zorrëve, duke u mundësuar atyre të ripopullohen kur është e nevojshme.

Për shkak të natyrës së verbër të apendiksit, kur përmbajtja e zorrëve hyn në të, mund të jetë e vështirë që ta shpëtojmë dhe kështu ajo bëhet e përflakur.

Në raste të rënda, apendiksi duhet të hiqet kirurgjik. Megjithatë, një paralajmërim: vetëm për shkak se e keni hequr zorrën qorre, nuk do të thotë se nuk do t’ju shkaktojë përsëri dhimbje. Ka disa raste kur apendiksit mund të mos hiqet plotësisht dhe kjo mund të inflamohet sërish, duke shkaktuar “stumpitis”.

Njerëzit të cilëve u është hequr apendiksi nuk vërejnë ndonjë ndryshim në jetën e tyre.

Veshka

Shumica e njerëzve i kanë dy veshka, por mund të jetojnë vetëm me një – ose pa asnjë fare (me ndihmën e dializës). Roli i veshkave është filtrimi i gjakut për ta mirëmbajtur ujin dhe balancimin e elektroliteve.

Më e rëndësishmja, veshkat largojnë nga trupi jonë shumë gjëra të cilat nuk na nevojiten.

Sëmundjet e trashëguara, dëmet nga drogat dhe alkooli apo infeksionet e ndryshme shpeshherë janë arsye për ta hequr njërën veshkë apo edhe që të dyja. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here