Shqipëria mposhtet keq nga Kili

0
147

Marsi konfirmohet muaj i pafat për Sylvinhon në stolin e kuqezi. Kombëtarja Shqiptare e ka nisur vitin me një humbje 0-3 përballë amerikano-latinëve të Kilit, në parma, ku për fat të mirë luhej thjesht një ndeshje miqësore.

Nga një gol për çdo pjesë për amerikano-latinët, që në pjesën e parë u ndihmuan edhe nga arbitri, pasi shënuan pas një topi të ulur me dorë dhe në të dytën dyfishuar shifrat me një aksion në një moment përgjumjeje të mbrojtjes kuqezi, rreth 10 minuta nga fundi, ndërsa në shtesë vulosën gjithçka për rezultatin final 0-3.

Nga ana tjetër kuqezinjtë e Sylvinhos u shfaqën larg formës së tyre më të mirë, duke bërë shumë gabime, teksa edhe dy sulmuesit e kthyer në Kombëtare, Rey Manaj që e nisi nga fillimi dhe Broja i aktivizuar në vend të tij në pjesën e dytë, nuk arritën të finalizojnë mundësitë e krijuara.

Peshojnë disa muaj pa ndeshje zyrtare për Jasir Asanin, që provon, por e majta nuk i bindet, ndërsa edhe debutuesi Arbër Hoxha nuk arriti të lërë gjurmë në këtë takim, ndonëse luajti pak më shumë se 20 minuta.

Padyshim ndeshja më e dobët e Shqipërisë së Sylvinhos, me trajnerin që do të duhet të ulë shpejt me këmbë në tokë të tijtë dhe të ngushëllohet nga fakti që bëhet fjalë vetëm për një test miqësor.

Sfida tjetër e radhës do të jetë ajo pas tri ditëve në Stokholm përballë Suedisë, aty ku kuqezinjtë do të duhet të tregojnë një anë krejt tjetër të tyre, atë që na kualifikoi në Europianin e Gjermanisë./SS

Leave a Reply