Fillim i mbarë me Fodan, Kosova fiton në Armeni

0
138
Foto: Arkiva

Franco Foda debuton me fitore në stolin e Kosovës. “Dardanët” fituan 0-1 në fushën e Armenisë nëmiqësoren e parë të Marsit, duke dhënë indicie pozitive në organizim me trajnerin e ri.

Golin e vetëm të kësaj ndeshjeje e shënoi Milot Rashica në minutën e 25-të, pas ngulmimit të Edon Zhegrovës nga e djathta, goditja e të cilit pasi u devijua nga portieri rroku traversën, për t’u kthyer mëpas në asist për sulmuesin e Fenebahces, që thjesht e shtyu topin drejt rrjetës./SS

Leave a Reply