Duhesh me ditë dhe me e pas vullnetin me lexu pakës më shumë për me e kuptu që Ministria e Financave Punës dhe Transfereve nuk i cakton, vendos apo bënë ngritjen e normave tatimore për të gjitha kategoritë e pronave, me përjashtim të kategorisë “pronë publike” e cila ka specifikën e saj.
Le të sqarojmë pak më shumë dhe më qartë se kush e bënë ngritjen e normave tatimore dhe në llogari të kujna shkojnë mjetet financiare të grumbulluara nga tatimet në pronë:
– LIGJI NR.06/L – 005 PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME, I PUBLIKUAR ME DATË: 15.02.2018, THOTË SI MË POSHTË:
● Kapitulli I – i Dispozitat e Përgjithshme:
– Neni 3 ( Përkufizimet ), pika 1.38 》 Tatim në pronën e paluajtshme – nënkupton tatimin vjetor të vendosur me këtë Ligj, për t’u paguar në buxhetin e komunave në mënyrë të detyrueshme dhe të pakthyeshme.
● Kapitulli II – Rregulla të Përgjithshme mbi Tatimin në Pronën e Paluajtshme:
– Neni 4 ( Të hyrat nga tatimi në pronën e paluajtshme ) – Të hyrat e mbledhura nga tatimi në pronën e paluajtshme arkëtohen për llogari të komunës në territorin e së cilës ndodhet prona e paluajtshme dhe shfrytëzohen nga komuna, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi për financat e pushtetit lokal.
– Neni 9 ( sqaron se kush e bënë ngritjen dhe uljen e normave tatimore për kategoritë e pronave ) – Kuvendi komunal i çdo komune cakton normat tatimore për të gjitha kategoritë e pronave, me përjashtim të kategorisë pronë publike, deri me 30 nëntor të vitit para vitit të vendosjes së tatimit në përputhje me këtë Ligj. Kuvendi komunal duhet t’i rishikojë normat e caktuara dhe të caktojë norma të reja tatimore, vetëm nesë një gjë të tillë e kërkojnë rrethanat.
● Komuna është institucioni i cili e bënë ngritjen dhe uljen e normave tatimore për pronat e paluajtshme në territorin e saj.
Shkruan: Vetim SHALA
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online