Rastet e gurëve në veshka po rriten te fëmijët, dhe ekspertët po hedhin dritë mbi disa nga shkaqet kryesore – që përfshijnë dietën e përpunuar, mungesën e konsumit të ujit dhe nivelin e lartë të kripës.
Sipas një studimi të vitit 2016, i publikuar në Clinical Journal of the American Society of Nephrology, adoleshentët 15-19 vjeç në Karolinën e Jugut panë një rritje të ndjeshme të gurëve në veshka midis viteve 1997 dhe 2012:
+28% te vajzat
+23% te djemtë
Edhe pse disa raste kanë prapavijë gjenetike, ekspertët thonë se rritja alarmante ka më shumë të bëjë me zakonet e jetesës, veçanërisht dietën me pak ujë dhe shumë kripë.
“Sot ka aq shumë kripë të shtuar në dietën amerikane, dhe kur veshka ekskreton natriumin, ajo tërheq kalcium me vete, duke rritur rrezikun për gurë,” shpjegon Dr. John S. Wiener, urolog pediatrik në Duke Health.
Rritja e konsumit të ushqimeve të përpunuara dhe pijet me sheqer janë faktorë shtesë që ndikojnë në këtë dukuri.
Këshillë e thjeshtë për prindërit: Sigurohuni që fëmijët të pinë mjaft ujë dhe të konsumojnë ushqime sa më natyrale./04 Online