Policia e Kosovës, ka njoftuar se është goditur rrjeti i kontrabandës së kafshëve të imta, deleve, në Ferizaj.
Policia ka thënë edhe se me urdhër të prokurorit kujdestar në Ferizaj, në bashkëpunim me njësite relevante policore dhe inspektorit të AUV-it është kryer kontroll në pronën e të dyshuarit L. K. dhe dy lokacione tjera, dhe se, gjatë operacionit policor janë hasur gjithsej 108 krerë dele, shumica (100 prej tyre) pa numra matrikuli dhe pa asnjë dokumentacion përcjellës mbi origjinën apo kontrollin veterinar.
‘’ Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i Shtetit, i cila ka rekomanduar që rasti të iniciohet ‘kundërvajtje doganore’. Rasti i dorëzohet Doganës së Kosovës në Han të Elezit për procedim të mëtutjeshëm.’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Postimi:
Policia e Kosovës godet rrjetin e kontrabandës së kafshëve
Policia Kufitare godet rrjetin e kontrabandës së kafshëve të imta (dele) në Ferizaj, rrezik serioz për shëndetin publik dhe sigurinë ushqimore.
Më 19.05.2026, pas pranimit të informatës nga SP-Ferizaj, Policia Kufitare Jugu, njësitet kompetente policore kanë realizuar një operacion të koordinuar në fshatin Rakaj, Ferizaj, ku dyshohej për mbajtje dhe kontrabandim të paligjshëm të kafshëve.
Me urdhër të prokurorit kujdestar në Ferizaj, në bashkëpunim me njësite relevante policore dhe inspektorit të AUV-it është kryer kontroll në pronën e të dyshuarit L. K. dhe dy lokacione tjera.
Gjatë operacionit policor janë hasur gjithsej 108 krerë dele, shumica (100 prej tyre) pa numra matrikuli dhe pa asnjë dokumentacion përcjellës mbi origjinën apo kontrollin veterinar. Në dy lokacionet tjera të kontrolluara në bazë të inspektorit të AUV-it nuk ka gjetur ndonjë shkelje ligjore.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i Shtetit, i cila ka rekomanduar që rasti të iniciohet ‘kundërvajtje doganore’. Rasti i dorëzohet Doganës së Kosovës në Han të Elezit për procedim të mëtutjeshëm.
Policia Kufitare mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, krimit ndërkufitar dhe çdo veprimtarie që rrezikon sigurinë, ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve, ndërsa hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar në koordinim me organet kompetentehttps://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2Fpfbid02jG6ELYPk4MYb3ZWh1Z7aQwkwVAnUPQVM64UVb4g2d8mQin5LTfDCoZ5K5pT5ToGl&show_text=true&width=500















































