Rrahen mes vete 7 persona në Prizren, njëri merr lëndime trupore

0
277

Mosmarrëveshjet për arsye të ndryshme në shumë raste përfundojnë edhe me sulme fizike mes personave.

Për një sulm fizik mes shtatë personave të shtunën është njoftuar Policia e Kosovës në Prizren, shkruan SO.

Në fshatin Reqan të Prizrenit shtatë persona janë përfshirë në një rrahje pas një mosmarrëveshje që kishin ndërmjet vete.

Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se si pasojë e përleshjes një person ka pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Leave a Reply