Një person në Suharekë goditet nga makina duke kaluar në zebra, kërkon ndihmë mjekësore

0
196

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Suharekë pasi që ishte goditur nga një veturë.

Të dielën rreth orës 14:38 minuta një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Suharekë pasi që i viktima ishte goditur nga një veturë në vendkalimin për këmbësor.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Suharekës në rrugën “Brigada 123”, shkruan SuharekaOnline.

Pas tretmanit mjekësor viktima është liruar për në shtëpi

Policia e Kosovës në Suharekë bën të ditur se rasti në fjalë është inicuar si “aksident trafiku me lëndime” dhe se i njejti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Leave a Reply