Ronaldo shënon golin e 13-të në kampionat, Al Nassr ndjek “këmba-këmbës” Al Hilalin

0
237

Al-Nassr udhëtoi drejt Mekës për të mposhtur Al-Wehda 3-1 dhe Cristiano Ronaldo u dallua sërish si golashënuesi më i mirë i kompeticionit.

Alex Telles zhbllokoi rezultatin me një goditje dënimi të drejtpërdrejtë që në minutën e 11-të. Në minutën e 39′, Al-Amri me kokë dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 2-0.

Pjesa e dytë nisi siç përfundoi e para. Cristiano Ronaldo përfitoi nga një pasim i gabuar drejt portierit, për t’i çuar shifrat në 3-1.

Ishte goli i 13-të i CR7 në kampionatin saudit në këtë sezon. 13 minuta më vonë, Talisca shënoi, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të Ronaldos, gjë sipas arbitrit kishte ndikuar në lojë.

Al-Wehda bëri pak ose aspak për të ndryshuar rrjedhën e lojës, të dominuar nga mysafirët. Vetëm në minutën e 81-të Anselmo, i shërbyer nga Duarte, realizoi golin e krenarisë për të tijtë./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here