Refugjatja tetëvjeçare ukrainase theret 75 herë me thikë, në Irlandë

0
878

Një refugjate tetëvjeçare ukrainase është therur 75 herë me thikë në qafë dhe në trup, ndërkohë që edhe nëna e saj është gjetur në vendngjarje pa ndjenja, në Co Clare të Irlandës.

Mjekët thanë se tetëvjeçarja kishte 75 plagë me thikë dhe megjithëse organet e saj kryesore kishin shpëtuar nga sulmi, ajo mbetet në një gjendje kritike.

Nëna e fëmijës gjithashtu është në gjendje kritike. Mësohet se mjekët janë në pritje të rezultateve të një raporti toksikologjik me shpresën për të zbuluar shkakun e kolapsit të saj.

Dyshja po qëndronin në një pronë, e cila po përdoret për të akomoduar refugjatët ukrainas që kanë ikur nga vendi i tyre për shkak të luftës, raporton Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Kuptohet se vajza sapo kishte filluar të vijojë mësimet në një shkollë fillore, pasi filloi viti i ri akademik pas pushimeve verore.

Leave a Reply