“Reali na goditi rëndë”, Klopp: Më bëri diçka përshtypje ndaj Wolves

0
135

Liverpooli reagoi pas humbjes shkatërruese ndaj Real Madrid (2-5). “The Reds” vuajtën në “Anfield” përballë Wolves, por në fund ia dolën të fitonin 2-0.

Sukses i rëndësishëm për kualifikimin në Champions League dhe që rikthen disi qetësinë në skuadrën e Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman vlerësoi paraqitjen e djemve të tij, sidomos në prapavijë, repart ku Liverpooli ka hasur vështirësi të shumta këtë sezon.

E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Ne e kontrolluam lojën në shumë momente. U nxituam në disa raste të krijuara në pjesën e parë.

Në të dytën gjetëm ritmin tonë. Duhet të qëndronim solidë në mbrojtje dhe të vazhdonim të krijonim raste goli.

Në përgjithësi, më pëlqeu puna e skuadrës në aspektin mbrojtës. Mesfusha ishte e bashkuar. Fituam shumë duele.

Alisson nuk kishte nevojë për pritje spektakolare, ky është një aspekt pozitiv. Pësuam një goditje të rëndë ndaj Real Madrid.

Ndaj Wolves ishim më të ekuilibruar, duhet të vazhdojmë përpara në këtë mënyrë”, deklaroi Jurgen Klopp.

Leave a Reply