E ardhmja e Kylian Mbappes është ende e paqartë.
Paris Saint-Germaini është duke punuar për ta bindur francezin që të rinovojë kontratën, teksa edhe Real Madridi raportohet se është afër nënshkrimit me të, transmeton Gazeta Express.
Sipas gazetarit nga “ESPN”, Rodrigo Faez, klubi spanjoll do të heqë dorë përfundimisht nga Mbappe, nëse ai nuk kalon në “Santiago Bernabeu” në afatin kalimtar të verës.
Kujtojmë se sot ishte nëna e 23-vjeçarit, Fayza, e cila me një deklaratë e bëri edhe më të paqartë të ardhmen e francezit.
“Ne kemi një marrëveshje me Real Madridin dhe Paris Saint-Germainin. Kylian tani do të vendosë. Dy ofertat nga PSG dhe Real Madrid janë pothuajse identike. Tani i takon Kylianit, ai do të marrë një vendim”, tha ajo.
Një vendim përfundimtar nga Mbappe mund të merret brenda kësaj jave.