Thirrje për mobilizim nga “Xhebrailat”, para festës së madhe në Suharekë

0
306

Ndeshjen e xhiros së fundit të Superligës, suharekasit e zhvillojnë në shtëpi, ku në këtë takim e presin Gjilanin.

Pas përfundimit të ndeshjes, do të bëhet dorëzimi i trofeut të Superligës 2021/22 për FC Ballkanin.

FC Ballkani organizon festë të madhe, ku publikisht ka ftuar të gjithë qytetarët e Suharekës të jenë prezent në këtë festë.

“Xhebrailat” padyshim se do të dhurojnë spektakël, teksa sot kanë organizuar një mbledhje, në të cilën do të mobilizohen për festë.

Njoftimi i plotë nga Xhebrailat:

MBLEDHJE
MOBILIZIM TOTAL

Sonte ora 20:00 mbledhje dhe thirrje per mobilizim.

Ora 20:00 / FUSHA E TENISIT (tek palestra)

HAJDI KREJT
⚫🟠 SUHAREKA PO FESTON

Leave a Reply