Ranieri kujton eksperiencën te Interi: Thiago Motta më prishi gjithçka

0
188

Claudio Ranieri rikthehet si kundërshtar i Interit në “San Siro” këtë herë me synimin për të marrë pikë me Cagliarin e tij, që është ende në valle për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit italian.

Tekniku veteran italian ka drejtuar zikaltrit në sezonin 2011-2012, duke bërë mirë, teksa në prag të sfidës ndaj Interit, kujton edhe aventurën e tij në Milano.

“Bëmë një sezon të mirë dhe ishim shumë pranë kualifikimit në Champions. Kisha ndërtuar një orë perfekte te Interi dhe gjithçka rrotullohej rreth Thiago Mottës në mesfushë. Por ai kërkoi të largohej dhe prishi gjithçka. Pra mund të them se ishte faji i tij, që nuk shkoi ashtu siç duhej”, rrëfen Ranieri.

Cagliarit i duhen pikë, megjithatë tekniku i sardëve është i vetëdijshëm që ndaj Interit do të jetë e vështirë dhe se mund t’ia dalin vetëm duke bërë ndeshjen perfekte.

“Interi është një makineri perfekte, që ka shënuar 75 gola dhe ka pësuar vetëm 15. Numrat e konfirmojnë këtë. Edhe nga Championsi janë eliminuar për shkak të episodeve, pasi meritonin shumë më tepër. E dimë që do të jetë shumë e vështirë në një “San Siro” të ngjyrosur zikaltër, por mund t’ia dalim vetëm nëse bëjmë ndeshjen perfekte, duke shpresuar që Interi të mos bëjë të njëjtën gjë”, u shpreh Ranieri./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here