PSG-ja frikëson Barçën, futet në garë për Nico Williamsin

0
117

PSG i është bashkuar interesimit për lojtarin e Athletic Bilbao, Nico Williams. Dështimi për të nënshkruar me Kvaratskhelian ka bërë që skuadra franceze të kthejë sytë tek kampioni i ri i Evropës me Spanjën.

Williams po shihet si zëvëndësues ideal për Mbappen dhe shuma prej 60 milionë eurosh vlerësohet si e lirë nga kampionët e Francës.

Nico përshtatet shumë për shkak të potencialit, moshës, profesionalizmit dhe kushteve të largimit të tij.

Barcelona është klubi më i pozicionuar për të blerë lojtarin e Athletic, por dështimi për të nënshkruar deri më tani mund ta fus PSG-në fuqishëm në garë për shërbimet e tij./IO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here