Probleme me flokët e yndyrshëm? Ja një zgjidhje e lehtë!

0
287

Flokët e yndyrshëm janë një problem që shqetëson vazhdimisht plot njerëz nga dy gjinitë, por sigurisht më shumë gratë.

E për t’i ikur këtij problemi, ekspertët e bukurisë tanimë kanë zbuluar një mini sekret që thuhet të jetë goxha efektiv.

Sipas ekspertëve, sekreti është ajo që ata e quajnë “larje të kundërt të flokëve”.

Fjala është për teknikën, e cila eliminon shkëlqimin e yndyrës dhe qimeve u ofron shkëlqim të plotë.

E gjitha që duhet të bëni është që në fillim t’i lagni flokët, pastaj të hidhni shamponin tuaj. Në vend të larjes së dytë me shampon, aplikoni në flokë maskën ose balsamin.

Më pas, larjen e përfundoni me hedhjen e fundit të shamponit në kokë dhe me shpëlarje të flokëve, sipas mundësisë me ujë sa më të ftohtë.

Ku qëndron sekreti i kësaj teknike?

Sado që të jetë i mirë dhe i domosdoshëm për kurën e flokëve, balsami është i njohur edhe si shkaktar i krijimit të yndyrës në flokë.

Pikërisht për këtë është mirë ta aplikoni në flokë para shpëlarjes përfundimtare, në mënyrë që ta shpëlani të gjithën në tërësi.

Leave a Reply