Prizrenasi, Gjoni Palokaj, mbron shiritin We Love MMA në Hanover

0
251

Gjoni Palokaj ka mundur me KO në raundin e parë afganistanasin Amir Shah Bayat.

Plokaj, në luftën në kafaz në tetor 2022 (për cka raportoi medium ynë), ka marrë titullin We Love MMA në Hamburg. Ndërsa, të shtunën në orët e vona ai e mbrojti atë, duke fituar me KO ndaj afganistanezit Bayat.
Në Hanover salla ishte e stërmbushur (5.000 tifozë), aq sa edhe është kapaciteti i saj, nuk përmbushi kërkesat për këtë meq.

Palokaj, që është nga Velezha e Prizrenit, asnjëherë nuk harron prejardhjen dhe fitoren, thotë se “ua dedikoj bashkëkombasve të mi. Ata, gjatë gjithë karrierës, me prezencën e tyre dhe mbështetjen e pa rezervë, po më japing krahë. Andaj, fitoren ia dedikoj pikërishtë atyre”, ka thënë ai pas fitores dhe mbrojtes së titullit.

‘Fitorja, për mua është dhe më e madhe ngase në vitin 2018, kisha humbur me pikë nga ky boksier’, tha Palokaj, i lumtur për suksesin.

Lidhur me të ardhmen, ai ka thënë se në qershor të këtij viti udhëton në Amerikë në garën Top Ten Team në Miami. Nuk do të ndalem deri në ligat më të forta si UCF, Bellatour e ligat më të mëdhaja në botë, shprehet ai, duke folur për ambiciet.

28 vjeçari nga Prizreni, është student i inxhinerisë elektroteknike, duke përfunduar bachelorin, që i bie se krahas sportit synon ngritje profesionale dhe në fushën e inxhenierisë.

Punon dhe me të rinjë, për t’ua mësuar zejen që vet e praktikon në Fghtschool Hannover, që ëshët ndër shkollat më të mëdha në Gjermani, ku trajner e pronar është David Palokaj.

Leave a Reply