Prizren, ashensori bie në podrum, lëndohen katër persona

0
287

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar në stacionin policor në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktimat, dy meshkuj dhe dy femra kanë njoftuar se derisa ishin duke lëvizur me ashensor për në banesat e tyre papritmas ashensori ka lëvizur nga kati 1 deri në podrumin e banesës me ç’rast viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Prizren, të hënën rreth orës 20:26.

Nga policia kanë njoftuar se lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të së cilit është hapur rasti. 

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM / Prizren 24.10.2022 – 20:26. Viktimat (dy meshkuj dhe dy femra) kosovar-e kanë njoftuar se derisa ishin duke lëvizur me ashensor për në banesat e tyre papritmas ashensori ka lëvizur nga kati 1 deri në podrumin e banesës me ç’rast viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të së cilit është hapur rasti”, thuhet në raportin e PK-së.

Leave a Reply