Policia e Kosovës, i është drejtuar me thirrje qytetarëve q të kenë kujdes nga SMS’të mashtrues në emër të bankave.
Policia ka thënë se gjatë kohëve të fundit është vërejtur një rritje e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, dhe se, qytetarë të ndryshëm kanë pranuar mesazhe telefonike të rreme, përmes të cilave njoftohen se xhirollogaritë e tyre bankare do të bllokohen nëse nuk ndërmarrin veprime të menjëhershme, dhe se në këto mesazhe përfshihet një lidhje (link) e dyshuar, ku kërkohet nga qytetarët të fusin të dhënat e tyre personale dhe bankare, përcjell Gazeta Express.
‘’Pas futjes së këtyre të dhënave, persona të paautorizuar arrijnë të kenë qasje në llogaritë bankare të viktimave dhe përfitojnë mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme, konkretisht xhirollogaria e tyre zbrazet’’, thuhet mes tjerash në reagim.
Njoftimi:
Apel për kujdes nga SMS-të mashtrues në emër të bankave
Prizren, 20 maj 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, edhe përkundër që ka apeluar te qytetarët e saj lidhur me shfaqjen e një dukurie shqetësuese përmes SMS-ve mashtrues e cila paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë financiare të qytetarëve, kohëve të fundit është vërejtur një rritje e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve.
Konkretisht, qytetarë të ndryshëm kanë pranuar mesazhe telefonike të rreme, përmes të cilave njoftohen se xhirollogaritë e tyre bankare do të bllokohen nëse nuk ndërmarrin veprime të menjëhershme. Në këto mesazhe përfshihet një lidhje (link) e dyshuar, ku kërkohet nga qytetarët të fusin të dhënat e tyre personale dhe bankare. Pas futjes së këtyre të dhënave, persona të paautorizuar arrijnë të kenë qasje në llogaritë bankare të viktimave dhe përfitojnë mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme, konkretisht xhirollogaria e tyre zbrazet.
Këshilla për qytetarët:
• Mos hapni dhe mos klikoni në lidhje (linqe) të dyshimta të pranuara përmes mesazheve telefonike.
• Mos i jepni të dhënat tuaja personale, fjalëkalimet apo kodet identifikuese në platforma të pasigurta.
• Në rast se dyshoni se jeni mashtruar, raportojeni menjëherë rastin në polici.
• Policia e Kosovës APELON te të gjithë qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve dhe të mos klikojnë në lidhje (linqe) të panjohura të dërguara përmes SMS-ve apo email-eve.
• Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve dhe për të ndërmarrë masa ndaj personave që kryejnë veprime të kundërligjshme.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2Fpfbid0ELS3GpNJ4Awnd4Jpedv9tbMrTqUdgs4UEAQrqfcJHbuKUg7YW8mehce9xkPpLR8Ll&show_text=true&width=500















































