“Policët serbë të dorëhequr nuk kanë të drejtë të kthehen në Polici”

0
176

Studiuesi i sigurisë, Armend Halimi, ka thënë se policët serbë të dorëhequr nuk kanë të drejtë rikthimi në Policinë e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka demantuar raportimet se ligji ua mundëson policëve serbë rikthimin në detyrë.

Postimi i tij i plotë:

Policët serbë të dorëhequr NUK kanë të drejtë rikthimi në Policinë e Republikës së Kosovës.

Pash në media raportimin se ‘ligji ua mundëson policëve serbë rikthimin në detyrë’.!

Nuk e di kah këto konstatime, dhe dëshira për të iu dal në përkrahje me vrull, aq më tepër kur nuk është ashtu hiq.!

Sipas Ligjit për Policinë në Republikën e Kosovës, zyrtarët policor veprojnë mbi bazën e disa PARIMEVE, ndër tjera ‘trajtimi i barabartë dhe i drejtë i të gjithë personave’, pastaj ‘ushtrojnë detyrat në mënyrë të ligjshme, të bazuara në Kushtetutë, ligjet në fuqi dhe Kodin e Etikës të hartuar nga Policia e Republikës së Kosovës…’

Pastaj, STATUSI i Policisë thotë ‘ Policia vepron nëpërmjet zinxhirit të unifikuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës’.

E përkundër këtyre, policët serbë në kundërshtim me parimet e cekura në fjalë kanë qenë diskriminues (nuk i kanë trajtuar të gjithë qytetarët njësoj me rastin e tolerimit për qarkullim me targa të Serbisë të veturave), pastaj, në kundërshtim me statusin, kanë shpërfillur zinxhirin unifikues komandues.!

Çka këto kanë bërë të konsiderohet se kanë kryer SHKELJE të RËNDA disiplinore, si: sjellja e rëndë diskredituese, mosbindja e rëndë; shkelja e rëndë e autorizimit; veprimtaria diskriminuese, etj, çka të gjitha këto kanë për pasoj MASAT e RËNDA disiplinore, si ndër to; ndërprerje e marrwdhënies së punës.

Këtu i paraqita madje vetëm disa nga argumentet me bazën ligjore nga Ligji për Policinë, sepse, po të i referohemi Kodit Penal, lehtësisht mund të klasifikohen si shpiunë, ngase sipas këtij Kodi, çdo zyrtar që jep informacione me rëndësi të shtetit të tij, ndaj shtetit tjetër konsiderohet shpiun, e këto lehtësisht na argumentoj kopja e Putinit, Vuçiq me rastin e shpërblimit të këtyre ish-policëve për lojalitet ndaj shtetit serb.

Andaj, jo se jo me u rikthy, por këta duhet dënuar.!

Pra, kur nuk dini, pyesni, a nëse pa ditë gjuheni me këso raportimi, mund të merren si të qëllimshëme, e që lehtë ju rreshtojnë në anën e tyre.!

Leave a Reply