Kurti dhe Vuçiq në Bruksel të dielën në mbrëmje ose të hënën në mëngjes

0
152

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, me ftesë të administratës evropiane do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të dielën në mbrëmje ose të hënën në mëngjes në Bruksel, ku temë do të jenë tensionet e fundit në Kosovë të shkaktuara nga veprimet e njëanshme të qeverisë Kurti.

Ideja e përfaqësuesit të BE-së është që të gjendet një rrugëdalje nga ngërçi aktual, i cili u krijua me vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e përdorimit të targave RKS për serbët në Kosovë.

Autoritetet në Kosovë planifikojnë që nga e hëna, më 21 nëntor, të gjobitin me 150 euro për vozitësit që nuk marrin përsipër targat RKS. Të revoltuar nga këto lëvizje të qeverisë së Kosovës, serbët u larguan nga të gjitha institucionet e Kosovës, të vendosur që të mos kthehen në to derisa të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe të anulohet vendimi për targa.

Leave a Reply