Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill – 20 maj 2026, në Kosovë janë konfirmuar shtatëmbëdhjetë raste të fruthit.
Në njoftimin e IKSHPK’së, shtohet se, numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Ferizajt gjashtë (6) raste, Prishtinës katër (4) raste, Kaçanikut tre (3) raste dhe me nga një (1) rast komunat: Lipjan, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Shtime, përcjell Gazeta Express.
‘’Të gjitha rastet e konfirmuara janë të pavaksinuar me vaksinën MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubellës) si dhe kanë marrë trajtim spitalor, që dëshmon për potencialin serioz të komplikimeve të mundshme që mund të shkaktojë fruthi’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi:
Situata epidemiologjike me fruth – përditësim
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se në periudhën 16 prill – 20 maj 2026, në Kosovë janë konfirmuar shtatëmbëdhjetë (17) raste të fruthit.
Sipas komunave: numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Ferizajt gjashtë (6) raste, Prishtinës katër (4) raste, Kaçanikut tre (3) raste dhe me nga një (1) rast komunat: Lipjan, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Shtime.
Të gjitha rastet e konfirmuara janë të pavaksinuar me vaksinën MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubellës) si dhe kanë marrë trajtim spitalor, që dëshmon për potencialin serioz të komplikimeve të mundshme që mund të shkaktojë fruthi.
Duke marrë parasysh natyrën shumë ngjitëse të fruthit dhe rrezikun për përhapje të mëtejshme, IKShPK u bën thirrje urgjente prindërve që të kontrollojnë kartelën e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe t’i vaksinojnë fëmijët në qendrën më të afërt të Mjekësisë familjare në komunën përkatëse.
Gjithashtu, rekomandohet që të shmangen kontaktet e panevojshme me persona të dyshimtë në fruth që shfaqin simptoma, si temperaturë e lartë, skuqje, ndryshime në lëkurë, kollë apo rrufë. Çdo person me shenja të dyshimta në fruth, duhet të paraqitet menjëherë në institucionet shëndetësore.
IKShPK, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, është duke monitoruar në mënyrë aktive situatën epidemiologjike dhe mbetet në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës. Në terren po zbatohen masa konkrete, përfshirë identifikimin e fëmijëve të pavaksinuar, kontaktimin aktiv të prindërve dhe angazhimin e ekipeve mobile për vaksinim në komunitet, veçanërisht në zonat me mbulueshmëri më të ulët të vaksinimit.
IKShPK rikujton se vaksinimi mbetet mënyra më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Çdo vonesë në vaksinim rrit rrezikun për përhapje të mëtejshme të sëmundjes dhe komplikime serioze, veçanërisht tek fëmijët dhe personat me imunitet të dobësuar.
Mbrojtja e shëndetit publik është përgjegjësi e përbashkët. Prandaj, IKShPK u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim dhe përgjegjësi në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe komunitetit.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIKSHPK%2Fposts%2Fpfbid02a7Mc21hGMn5m7xWCkA77eoffdjVeyGK8ZzWYJxpLCHEoe9YMTMfi2X4b32tkrE9jl&show_text=true&width=500















































