Pas një pune shumë vjeçare me ditar në dorë, është pensionuar mësuesja e gjuhës shqipe, Safete Batiu.
Batiu për shumë vite ka punuar në SHFMU “Besim Nrecaj” në fshatin Lutogllavë të Prizrenit, e cila ka mësuar shumë gjenerata.
Si mësuese është njohur për afërsinë me nxënësit, e përgatitur mirë dhe shumë e dashur e komunikative. Pensionimi i saj ka prekur nxënësit e kolektivin e kësaj shkolle, por ata ndihen krenarë për rrugëtimin e përbashkët.
E si rrjedhojë, mësueses Safete ju ka përgatitur një befasi e vogël nga stafi i kësaj shkolle, të cilët i kanë uruar shëndet të mirë.
“Shpresoj që sot është fillimi i një kapitulli tjetër të mrekullueshëm për ju.
Gëzuar ditëlindjen dhe pensionimin Mësuesja / Kujdestarja ime Safete Batiu!”, thuhet në urimin e Lindor Nrecaj, i cili aktualisht është drejtor i kësaj shkolle, e që shumë vite më parë ishte nxënës i mësueses Safete.
“Safete Batiu, mësuesja e denjë e shkollës sonë u pensionua duke lënë një bagazh të madhë pune e meritash pas.
Ajo përcolli gjenerata të shumta duke edukuar e arsimuar duke lënë tek të gjithë kujtime të mira.
Mësueses ia urojmë pensionimin duke i dëshiruar shëndet!”, thuhet në njoftimin e shkollës./04 Online
