Pas refuzimit të Atletico-s, Juventus kthen fokusin nga mesfushori i Man. City-t

0
188

Juventus mori përgjigje negative nga Atletico Madrid për mesfushorin Rodrigo De Paul, por “Zonja e Vjetër” po mendon seriozisht për një tjetër alternativë.

Së fundmi, mediet italiane kanë raportuar se Juventus ka avancuar në bisedime për Kalvin Phillips, që aktivizohet te Manchester City.

Mesfushori është një dëshirë e Allegrit, por për shërbimet e anglezit është në garë edhe Newcastle, teksa në orët e ardhshme pritet edhe një ofertë e parë zyrtare.

Leave a Reply