Pas largimit nga Al Nassr, Brozovic në radarët e Real Madridit

0
52

Real Madridi po shqyrton mundësinë e transferimit të mesfushorit kroat Marcelo Brozovic, i cili së fundmi mbeti pa klub pas largimit nga Al Nassr.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, drejtuesit e klubit madrilen kanë zhvilluar kontaktet e para me përfaqësuesit e futbollistit për të mësuar nëse ai është i gatshëm të transferohet në “Santiago Bernabéu“.

Brozovic, 33-vjeç, mbylli bashkëpunimin me Al Nassr pasi ndihmoi skuadrën saudite të fitonte titullin kampion, trofe që klubi e riktheu në vitrinë pas një pritjeje shtatëvjeçare.

Raportet bëjnë të ditur se trajneri i ri i Real Madridit, Jose Mourinho, e vlerëson lart përvojën dhe cilësitë e reprezentuesit kroat, duke e parë atë si një alternativë të rëndësishme për repartin e mesfushës.

Klubi spanjoll po analizon mundësinë për t’i ofruar një kontratë njëvjeçare, ndërsa ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe po vepron me kujdes në këtë fazë të negociatave.

Në rast se palët arrijnë marrëveshje, Brozovic do të rikthehej në futbollin evropian, duke hapur një kapitull të ri të karrierës së tij me fanellën e Real Madridit, klubit më të suksesshëm në historinë e Ligës së Kampionëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here