Arrestohet një person në Prizren, kanosi një polic me sms shkaku i një rasti që kishte hetuar

0
38
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person i cili kishte kërcënuar një polic të Kosovës përmes një mesazhi telefonik.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se kanosja ka ardhur si rezultat i një hetimi penal që ka hetuar zyrtari policor në fjalë.

“Prizren 09.07.2026 – 20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti, i kishte dërguar një mesazh në telefon me përmbajtje kërcënuese viktimës mashkull kosovar, (zyrtar policor). Gjatë hetimit fillestar dyshohet se kanosja ndërlidhet me një rast penal që e ka hetuar zyrtari policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here