Osmani: Mirënjohëse presidentit Macron dhe kancelarit Scholz për takimin e sotëm përmbajtësor

0
701

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar foto me kancelarin e Gjermanisë, Olaff Scholz dhe me presidentin e Francës, Emannuel Macron.

Ajo ka thënë se është mirënjohëse për mbështetjen që këto dy shtete po e japin për Kosovën.

“Mirënjohës presidentit Macron dhe kancelarit Scholz për takimin e sotëm përmbajtësor, për përkrahjen e tyre për Kosovën dhe angazhimin e tyre për paqe dhe stabilitet në rajonin tonë”, ka shkruar ajo.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Pragë, u është bashkuar 44 liderëve në kontinentit evropian për të diskutuar nxitjen e dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.

Gjatë samitit, Presidentja Osmani ka ritheksuar orientinim strategjik të Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik si garanca më e mirë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë. Para liderëve evropianë, Presidentja Osmani ka kërkuar përkrahjen për këtë proces.

Në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë, Presidentja Osmani ka përmendur solidaritetin e popullit dhe institucioneve të Kosovës me popullin e Ukrainës, duke theksuar se populli ynë i kupton më së miri vuajtjet e tyre nga agresioni rus./D

Leave a Reply