Futbollisti Eliot Begaj, talenti i ri nga Zhuri me një paraqitje të jashtëzakonshme në një klub të Shqipërisë

0
1093

Një futbollist i ri nga Zhuri Eliot Begaj, i cili luan për ekipin KF Apollonia U19 (Shqiperi) ka bërë paraqitje dinjitoze me ekipin e tij duke fituar 3:1 përballë FC Astana (Kazakistan) dhe duke u kualifikuar në mesin e 16 ekipeve më të mira në Uefa Youth Champions League.

Me këtë kualifikim ekipi i Apollonisë ka bërë krenar të gjithë futbollin në Shqipëri duke arritur një rezultat historik, të cilin deri më sot nuk e kanë arritur ekipet shqiptare. Në raundin e 16 ekipeve më të mira, KF Apollonia do të ndeshet me Hajduk Split për një tjetër kualifkim historik.

Elioti u transferua tek ekipi i KF Apollonia këtë verë, pasi i ra në sy skautëve për talentin e tij teksa luante tek ekipi i KF Lidhja e Prizrenit
Elioti këtë fitore historike ia Elioti ia dedikoi gjyshit të tij Reshat Begaj i cili më herët ishte po ashtu futbollist dhe një nga kontribuesit më të mëdhenjë të futbollit në Zhur.

Shpresojmë që përmes këtyre arritjeve historike edhe talenti i Eliotit do të vlerësohet dhe një ditë ta bëjë krenar Zhurin në arenat ndërkombëtare.

Leave a Reply