“Nuk ndërtohet kështu një skuadër”, Ten Hag kundër drejtuesve për merkaton

0
168

Manchester United e mbylli pa bujë merkaton e janarit me drejtuesit që vendosën të mos ndërhynin në tregun e transferimeve për të përmirësuar organikën e trajnerit Erik ten Hag. Mirëpo, kjo zgjedhje e drejtuesve ka lënë të pakënaqur teknikun holandez i cili në fjalën para ndeshjes me West Ham, deklaroi se kërkonte një sulmues pas dëmtimit të Anthony Martial.

“Nuk është një sekret që unë e doja edhe një sulmues tjetër në skuadër. E vërteta është se pas dëmtimit të Martial nuk kemi zëvendësues. Por, e di gjithashtu se për drejtuesit ka qenë e pamundur të ndërhynin në merkato për shkak të rregullave mbi “fair-play” financiar.

Do të na duhet të tregohemi pak kreativ në momentin që do të na mungojë Hojlund pasi duhet të përshtasim dikë që të luajë në atë rol. Për të qenë në rregull me “fair-play” financiar do të na duhet të shesim lojtarë me kualitet, por nuk ëshhtë kjo mënyra për të ndërtuar një skuadër”, u shpreh Ten Hag./SS

Leave a Reply