Eksperti i bio-mjekësisë: Implementimi i çipit elektronik në trurin e njeriut, ndihmon njerëzit e paralizuar

0
204

Inxhinieri bio-mjekësor Ermand Mertenika,  ka folur lidhur me zhvillimin dhe implementimin e çipit elektronik në trurin e njeriut, gjë që u arrit së fundmi nga kompania e miliarderit Elon Musk.

Ai shpjegoi se çipi mund të implementohet në trurin e individëve që mund të kenë një masë tumorale e cila u ka shkaktuar një paralizë, për të ndihmuar në eliminimin e kësaj të fundit.

Mertenika shtoi se nëse masa tumorale ka dëmtuar lidhjet neurologjike të trurit, implementimi i çipit bën të mundur këto lidhje për të kthyer pacientin në gjendjen fillestare.

“Implanti elektronik konsiderohet si një çip që implementohet për një qëllim të caktuar. Nëse një pacient ka pasur një masë tumorale e cila u ka shkaktuar pacientëve paralizë, atëherë çipi elektronik ndihmon në rikuperimin e njeriut. Truri i njeriut ka dendësinë më të madhe të nervave që qarkullojnë rrymën, sepse ne jemi qarkullues të rrymës elektrike. Nëse kjo masë tumorale është ekstraktuar nga pacienti dhe ajo ka dëmtuar lidhjet neurologjike, implementimi i çipit bën të mundur këto lidhje për të kthyer pacientin në gjendjen fillestare”, shpjegoi ai.

Leave a Reply