Nuancat e neonit janë një trend i ri: Ja teknikat e grimit

0
338

Përveç nuancave neutrale, gjatë këtij viti ranë në sy ngjyrat e neonit dhe besohet se ky trend do të vazhdojë

Para së gjithash, nuanca e neonit aplikohet me masë, zakonisht në vija të drejta ose të lakuara për të theksuar syri.

Kur aplikoni nuanca neoni, gjithmonë mendoni se cilat ngjyra do të duken më mirë së bashku.

Këto nuanca barten shpesh në kombinim me njëra-tjetrën, që do të thotë se shumica e pamjeve neoni kanë të paktën dy nuanca.

Ju mund të kombinoni rozë neoni dhe portokalli ose jeshile ose të verdhë, vendimi është juaji.

Këshillohet që të vendosni gjithmonë eyeliner të zi kur mbani hije neoni. E zeza i thekson këto ngjyra dhe i lejon ato të dalin në pah në mënyrën e duhur, shkruan The List.

Rekomandohet të aplikoni nuancën e parë në këndin e brendshëm të syrit përpara se ta aplikoni në pjesën tjetër të qepallës. Më pas aplikoni një ngjyrë tjetër në anën e kundërt të syrit dhe lidhni ato në mes, duke krijuar një kalim të qetë nga një ngjyrë neoni në tjetrën. /Telegrafi

Leave a Reply