Një këshillë e Victoria Beckham-it për buzët e plota: Një truk që çdo femër duhet ta dijë

0
477

Victoria Beckham nuk përdor filtra për t’i bërë buzët e saj të duket më të mbushura

Victoria vazhdon të ngazëllejë botën e bukurisë me teknikat e saj inovative të grimit dhe këtë herë ajo ndan sekretin e buzëve të saj të plota.

Pasi tregoi se si e konturon hundën, ikona e modës tregoi se konturimin e përdor edhe për buzët.

Beckham përdori produkte nga linja e saj e bukurisë në videon e saj, por ju mund të përdorni çdo brend, rëndësi ka vetëm se si e aplikoni produktin.

Në tutorialin e saj, Victoria përdor dy nuanca nudo të lapsit krem dhe e aplikon ngjyrën më të çelur paksa rreth gojës për të krijuar një hije natyrale poshtë dhe sipër buzës, transmeton Telegrafi.

Më pas ajo aplikon me masë një nuancë më të errët në vendet strategjike për të arritur dukjen e buzëve më të plota.

Rezultati është një kontur i buzëve në formë të përsosur, i cili është një bazë për aplikimin e buzëkuqit.

View this post on Instagram

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

/Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here