Muharremaj: Suhareka, sivjet mund të njihet si vendi i kampionëve

0
216

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani e fitoi titullin e Superligës së Kosovës për edicionin 2021/2022, gjithashtu klubi basketbollistik, Golden Eagle Ylli fitoi kupën e Superligës, e në këtë sport vendin e parë e fitoi edhe gjenerata U18.

Përpos këtyre, vendin e parë Suhareka e fitoi edhe në volejboll, ku në garat republikane të shkollave fillore dhe të mesme të larta, vendin e parë e fitoi ekipi nga SHMU “Dituria” në Samadraxhë.

Këto suksese në sport, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se kanë ndikuar edhe në shtimin e interesimit të investitorëve vendor dhe të huaj në sektorin e sporteve.

Muharremaj në Sytë 7 në Klan Kosova ka theksuar se është rritur edhe turizmi vendor e i jashtëm, të cilët po shprehin interesim për t’i shikuar nga afër ngjarjet e tilla sportive.

Ai ka shtuar se aktualisht kanë ndarë buxhet prej 200 mijë euro në sektorin e sportit, por në vitin e ardhshëm pretendojnë ta rrisin këtë buxhet deri në 350 mijë euro.

Gjithashtu, i pari i Suharekës ka thënë se suksesi i klubeve sportive, po arrihet edhe fal bizneseve që operojnë në komunën tonë.

Ai ka sqaruar se nuk kanë mjaftueshëm toka komunale, për të ndërtuar fusha e terrene të tjer sportive, andaj Muharremaj ka kërkuar ndihmën e nivelit qendror për këtë.

Kryetari i Komunës së Suharekës ka thënë se përmes aktiviteteve sportive, të rinjve po u mundësohet që të mos merren me veprime devijuese, por ta kenë fokusin në gjëra që janë pozitive për shëndetin mendor ashtu edhe fizik.

Ndryshe, në komunën tonë, aktive janë edhe klubet sportive në tekwando, karate, çiklizëm, shah e shumë sporte tjera./SO

Leave a Reply