Milani pa probleme kualifikohet në çerekfinale të Europa League

0
127

Milani është kualifikuar në çerekfinale të Europa League për edicionin 2023-24.

‘Kuqezinjtë’ janë kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 7-3 ndaj Slavisë së Pragës.

Rosonerët fituan ndeshjen e parë në Itali me rezultat 4-2, teksa sonte në ndeshjen kthyese ata triumfuan me rezultat 3-1 në Pragë.

Kësisoj, Milani siguron biletën për çerekfinale, ku nesër do ta mësojë shortin.

Në çerekfinale u kualifikuan edhe West Ham, Benfica e Marseille.

Leave a Reply