Këto pesë artikuj ushqimorë e rregullojnë më së miri tensionin e gjakut

0
106

Tensioni i lartë është jashtëzakonisht i rrezikshëm, pasi që mund të shkaktojë probleme shtesë në të gjithë organizmin, kështu që përveç përdorimit të medikamenteve, e rëndësishme është që t’i kushtohet vëmendje edhe asaj çfarë konsumohet.

Këto pesë artikuj ushqimorë në masë të madhe ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut, ja arsyet pse domosdosshmërisht duhet të gjenden në pjatën tuaj.

Panxhairi

Një hulumtimi ka treguar se pacientët me tension të lartë të gjakut që pinë lëng panxhari, treguan progres të pabesueshëm në uljen e tensionit. Një tjetër studim zbuloi se nitratet në lëng që e ulin tensionin e gjakut janë të vlefshme për 24 orë.

Boronicat

Janë të pasura me flavonoide, e ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe e rregullojnë tensionin e gjakut. Boronicat janë pothuajse gjithmonë të disponueshme, në formë të freskët ose të ngrirë, ndërsa ju mund t’i shtoni ato gjatë çdo mëngjesi ose t’i konsumoni në vend të darkës.

Patatet

Kaliumi dhe magnezi, dy mineralet që ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut, që gjenden në patate. Ajo gjithashtu përmban fibra që janë një përbërës i detyrueshëm në çdo dietë të shëndetshme, që është, një dietë.

Vaji i ullirit

Vepron në mënyrë efektive mbi lipidet në gjak, por njëkohësisht e zvogëlon tensionin e gjakut. Një nga studimet e shumta ka treguar se tensioni i gjakut zvogëlohet, nëse më së shumti e përdorni vajin e ullirit.

Çokolata e zezë

Përmban flavonoide që i bën enët e gjakut elastike, ndërsa efekti i uljes së tensionit është vërtetuar në shumë studime. Në ditë, konsumoni 15 gram çokollatë e zezë, me së paku 70% kakao.

Leave a Reply