Legjenda e futbollit francez, Michel Platini, ka zbuluar favoritët e tij për fitimin e Topit të Artë, duke veçuar yllin e Paris Saint-Germain, Khvicha Kvaratskhelia.
Platini beson se triumfi në Champions League mund t’i japë avantazh futbollistit gjeorgjian, ndërsa në garë pritet të jenë edhe disa emra të tjerë të mëdhenj.
“Për Topin e Artë, do të vija një bast të vogël për lojtarin e Paris Saint-Germain, Kvaratskhelian”, deklaroi Platini.
Duke shpjeguar zgjedhjen e tij, ish-ylli francez tha: “Ai e fitoi titullin e Championsit me Paris Saint-Germain.”, shkruan 04 Online.
Platini shtoi: “Championsi do të thotë të luash shumë ndeshje. Dhe janë edhe katër apo pesë lojtarë të tjerë që e meritojnë këtë çmim.”
Ndërkohë, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka mbështetur Kylian Mbappen, i cili gjatë verës u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës.
Fituesi i Topit të Artë do të mësohet në tetor, ndërsa Ousmane Dembele pritet të jetë një nga favoritët kryesorë./04 Online/














































