Mbi 300 anëtarë të ri pritet të aderojnë sot në LVV-në në Prizren.
Duke filluar nga ora 19:00 në hapësirën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit do të mbahet tubimi i mirëseardhjes të anëtarëve të ri në LVV.
Në këtë tubim pritet të merr pjesë edhe Kryeministri i Kosovës njëherit Kryetar i LVV-së, Albin Kurti, shkruan 04 Online.
Ditë më parë zyrtarë të LVV-së në Prizren kanë prezantuar edhe aderime të reja, njerëz të profilizuar dhe dëshmuar në profesionet e tyre./04 Online