Maskë për lëkurë të yndyrshme

0
35

Keni fytyrë të yndyrshme? Ne sot do t’ju tregojmë dy ingridientët më të mirë kundra yndyrës së fytyrës.

Molla është një ingridient shumë i rëndësishëm në këtë maskë pasi ndihmon tepër përthithjen e yndyrës nga lëkura juaj, dhe hapjen e poreve. Kosi është ingridienti i dytë i rëndësishëm në këtë maskë.

Marrim një kokërr mollë e pastrojmë nga farat dhe e fusim në blender, për të përftuar një masë homogjene. Pastaj me këtë masë fusim pesë lugë kos natyral me yndyrë 0%, disa pika limon dhe i përziejmë.

Lajmë fytyrën me sapun duke e pastruar nga të gjitha papastërtitë dhe nga make up-i që mund të kemi në të.

E aplikojmë maskën e përgatitur mbi fytyrë dhe e lëmë 30 minuta. Pastaj e lajmë sërisht fytyrën. Kjo maskë duhet të përdoret dy herë në javë dhe do të japë rezultate të mënjëhershme në lëkurën tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here