Ju mund të trajtoni lëkuren e fytyrës me maska të mrekullueshme nëse keni kohen, dëshiren, dhe durimin e duhur për t’i përgatitur ato. Maskat janë shumë të thjeshta, madje përbërësit bazë të këtyre recetave gjënden në guzhinen e çdo familje.
1 gjysëm gote bajame të shtypura
5 lugë miell tërshëre të papjekur
2 lugë sheqer i errët
2 lugë mjaltë
¼ filxhan ujë i nxehtë
Në një tas hidhni të gjithë përbërësit me radhë, duke filluar me bajamet e shtypura pastaj miellin e tërshëres, sheqerin e errët dhe majltin. Në fund shtoni pak ujë të nxehtë që të shkrini masen e krijuar dhe përzieni me mikser deri sa të keni krijuar një pastë homogjene. Vendoseni masen e përgatitur dhe lëreni të qëndrojë 20 minuta, pastaj shperlajeni me ujë të vakët. Lyeni fytyren me një krem hidratues që të ruajë sa më gjatë esencën e maskës.