Lukaku gati të kthehet zikaltër edhe me ulje page

0
304

Romelu Lukaku dëshiron të largohet nga Chelsea më pak se një vit pas mbërritjes së tij në Londër.  Ajo që ka qenë ëndrra e tij e fëmijërisë duket se është kthyer në makth.

Në dhjetor, deklaratat e tij të dashurisë për Interin në “Sky Sport” e bënë të qartë se ai nuk ishte i kënaqur me blutë dhe situata nuk ka ndryshuar aspak. Për më tepër, është përkeqësuar. “La Gazzetta dello Sport” shkruan këtë të enjte se Lukaku dhe Chelsea nuk funksionojnë së bashku.

Në zemrën e belgut, po rritet shpresa për të qenë sërish zikaltër, ndoshta nga sezoni i ardhshëm. “Nëse doni, unë jam këtu”, i tha sulmuesi ish-skuadrës së tij. E gjithë kjo, para ngjarjeve të fundit.

Tuchel tha se Lukaku “nuk është në gjendje të gjejë hapësira” në lojën e tij dhe se ai “nuk di çfarë të bëjë”. Një situatë absurde për një futbollist që kushtoi 115 milionë euro verën e kaluar dhe që tifosi i Interit e pa si një tradhtar që braktisi anijen në stuhi. Belgu dëshiron të kthehet në Milano. Në fakt, ai është i gatshëm të ulë pagën (fiton 12.5 milionë euro në vit) vetëm që të shpëtoi nga makthi në “Stamford Bridge”./SS

Leave a Reply