Kylian Mbappe refuzon “çekun e bardhë” të PSG-së

0
347

Pritej të ishte një sezon i gjatë për Kylian Mbappénë (23 vjeç), pas transferimit të tij të dështuar në Real Madrid në verë, dhe kjo po konfirmohet muaj pas muaji.

PSG nuk heq dorë nga misioni për të rinovuar kontratën me sulmuesin francez, por 23-vjeçari ka refuzuar edhe propozimin e fundit: një çek të bardhë. Më saktësisht, 90 milionë euro bruto në sezon dhe premtimin për një projekt sportive fitues.

Përgjigjja e Mbappesë vazhdon të jetë negative. Propozimi më i fundit ka qenë për sezone të tjera, me angazhimin për t’i dhënë Mbappesë lirinë për t’u larguar pas Kupës së Botës 2022.

Po zbatohet një strategji shumë e fuqishme e orkestruar në të gjitha aspektet midis Katarit dhe Francës. Është çështje shteti, shtetesh, me reputacion dhe me shumë para në lojë. Edhe Emmanuel Macron, presidenti francez në një vit zgjedhor, ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në këtë qëllim të përbashkët.

Real Madridi përshëndet profesionalizmin e Mbappesë dhe ka besim se ai do t’i qëndrojë idesë së tij për të ndërmarrë hapin e fundit së shpejti. “Los Blancos” nuk po i bëjnë presion, përkundrazi. Shumë që do të përfitonte Mbappe do të ishte më e vogël se oferta e ofruar nga PSG, por sulmuesi duket se e ka ndarë mendjen për të luajtur nga sezoni i ardhshëm në “Bernabeu”./SS

Leave a Reply