Bayerni nën presion për Ibrahimovicin shqiptar, konsiderohet talent i pastër

0
301

Stafi teknik i Bayernit të Mynihut i befasoi të gjithë së fundmi kur vendosi që të merrte Ibrahimovicin në ekipin e parë. Sigurisht referenca nuk është për gjigantin suedez, por për një djalosh të quajtur Arijon.

Është vetëm 16-vjeç, i lindur nga prindër kosovarë në vitin 2005, në Nuremberg, por me shtetësi gjermane. Një perlë e akademisë së gjigantëve gjermanë, i cili shihet si talent absolut për të ardhmen.

Mbiemri e vendosi në qendër të vëmendjes, por po e justifikon me performancat e tij gjithnjë në rritje. Madje, sipas “Sport1”, disa skuadra gjermane dhe jo vetëm, mes tyre edhe Leipzig, ia kanë vënë syrin talentit me origjinë shqiptare.

Futbollisti megjithatë dëshiron të ketë sukses në skuadrën bavareze. Në Mynih po planifikojnë që vitin e ardhshëm të bëjnë pjesë të ekipit U-19 dhe jo ta huazojnë në një skuadër tjetër. Në planin afatgjatë, po, do të merret në konsideratë një transferim në një ekip ku do të kishte mundësinë për t’u përshtatur me futbollin elitar. Arijon Ibrahimovic është pjesë e përfaqësueses U-17 të Gjermanisë, ku është aktivizuar në 7 ndeshje./SS

Leave a Reply