Ish-banorja e “BBVA” Livia, ka hapur një pyetësor në Instagram.
Ajo ka marrë pyetje të shumta nga ndjekësit, ku nuk munguan as ato në raport me Eglin.
Mesazhin që dha ajo ishte se ka kontakt me Eglin dhe se nuk do të shpalos ndonjë detaj më shumë.
“Po jam ne kontakt me Eglin por nuk kam deshir te “shes” informacione deri kur Egli vet te vendos te dali dhe te flasi” u përgjigj ajo.
Ndërsa sa i përket jetës private ajo shtoi vetëm se është e lumtur.